Policia shpëton dy turistë gjermanë të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit

20 Shtator 2025 | 13:52

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e thepisur të Ujvarës së Shëngjergjit, janë lokalizuar dhe shpëtuar nga Policia e Tiranës, pas një operacioni kërkimi që zgjati 12 orë.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë, organizuan një operacion ndihme, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme me automjete.

Turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026