EMRAT/ Zbulohen kush janë dy viktimat në aksidentin e Shkodrës

20 Shtator 2025 | 20:01

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar pasditen e së shtunës në segmentin rrugor Shkodër–Han i Hotit.

Sipas të dhënave të para, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë metalike anës saj. Përplasja ka rezultuar fatale për dy personat që ndodheshin në mjet.

Viktimat janë Valentin Bluda, 34 vjeç, që drejtonte automjetin, dhe i ati i tij Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në makinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet mjekësore, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit ka qenë shkaku kryesor i ngjarjes, por hetimet vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026