Aksident në Shkodër-Hani Hotit/ Makina përplaset me tabelën, vdesin babë e bir

20 Shtator 2025 | 18:55

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e kësaj të shtunenë aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:20, një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar, i identifikuar si V. B., dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një reklamë anës rrugës. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit dhe për babanë e tij, 76-vjeçarin N. B., i cili ndodhej në automjet si pasagjer.

Të dy personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Shkodër/ Goditën me sende të forta 37-vjeçarin, një në pranga, tjetri në kërkim

Aksident në aksin Fier-Lushnje, nëna me dy fëmijët përfundon në spital

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026