Nisje e mbarë për Elbasanin, në krye të renditjes me 10 pikë në 4 javë
Gara në kampionatin shqiptar duket interesante në këtë fillim sezoni, aty ku Elbasani I ka bindur të gjithë me performancën në fushë. Të besuarit e Gvozdenovic po luajnë futboll të bukur ndaj do kundërshtari, teksa fitorja e radhës ishte ajo ndaj Partizanit në transfertë. Në arenën e demave u shënua vetëm një gol, por aq mjaftoi që miqtë të merrnin fitoren, që është e treta për këtë edicion.
Në minutën e 37’ Bunjaku kaloi përpara elbasanasit, por skuadra ishte këmbëngulëse vazhdimisht duke e vendosur në vështirësi kundërshtarin. Partizani provoi të reagojë, por rezultoi I pasuksesshëm, duke bërë që ndeshja të mbyllet me humbje 0-1 dhe me të kuqtë që kanë vetëm një fitore, atë në nisje në derbin me Vorën.
Egnatia mori triumfin e dytë radhazi, duke lënë pas formën negative të javëve të para, teksa kundërshtari i radhës ishte Tirana. Në Rrogozhinë lojtarët e Tetovës reaguan si duhet dhe gjetën golin në pjesën e parë me Buric. Në fraksionin e dytë ishte blerja e merkatos së verës Albanese që dyfishoi shifrat dhe dha më tepër siguri të tijve. 7 pikë në 4 javë për Egnatian dhe në anën tjetër Tirana në krizë, në vendin e fundit me vetëm 2 pikë në 4 përballje.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë