Rritet numri i turistëve në Gjirokastër, trashëgimia kulturore atraksion kryesor

21 Shtator 2025 | 16:51

Monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë historike përbëjnë një nga veçantitë kryesore të zhvillimit të turizmit në Gjirokastër.

Qyteti i gurtë, pjesë e Trashëgimisë Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s, ofron vlera unike arkitektonike dhe ndërtimore që tërheqin çdo vit mijëra vizitorë, kryesisht të huaj.

Kalaja, pazari karakteristik dhe komplekset muzealë kanë mirëpritur gjatë këtij viti mbi 300 mijë turistë, duke regjistruar një ndër vizitueshmëritë më të larta në rang vendi.

“Për periudhën janar–gusht 2025, Kalaja e Gjirokastrës është vizituar nga rreth 210 mijë vizitorë, me një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë – ose rreth 30 mijë vizitorë më shumë,” – shprehet Ardis Duka, Drejtor i DRKK Gjirokastër.

Ndër destinacionet më të vizituara në qendrën historike të qytetit përfshihen edhe objektet e kultit si Xhamia e Pazarit dhe Kisha e Shpërfytyrimit në lagjen “Pazari i Vjetër”, si dhe shtëpitë karakteristike të Zekatëve dhe Skëndulajve.

Turistët kanë treguar interes të shtuar edhe për monumentet në rrethinat e qytetit, të njohura për vlerat historike dhe ndërtimore.

“Në rrethin e Gjirokastrës, vërehet një rritje e ndjeshme e vizitorëve në Kishën e Labovës së Kryqit, si dhe në sitet arkeologjike të Adrianopolit dhe Antigonesë. Kjo rritje lidhet edhe me promovimin dhe zgjerimin e atraksioneve turistike në zonë,” – thotë më tej Duka.

Zona e Gjirokastrës numëron rreth 50 objekte “Monument Kulture” të Kategorisë së Parë dhe rreth 500 monumente të Kategorisë së Dytë. Me zhvillimin e turizmit, shumë prej tyre po rijetësohen, jo vetëm përmes projekteve shtetërore, por edhe me kontributin dhe investimet e vetë banorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026