“Defender 21” në Zall-Herr, Euronews Albania sheh nga afër stërvitjen për heqjen e minave

21 Maj 2021 | 17:18

Paralelisht me shfaqjet e hapura nëpër qendrat e qyteteve, “Defender 21” vazhdon stërvitjet në 7 bazat ushtarake shqiptare.

Euronews Albania asistoi në disa prej tyre pranë Zall-Herrit. Ky është një simulim për gjetjen e minave, me makineri të përdoruara në zona lufte.

Ishin pajisjet e ushtrisë amerikane ato që detektuan çfarë kishte nëntoka, ndërsa ushtarakët shqiptarë i çaktivizuan ato.

“Makina është ndërtuar për të detektuar dhe gjetur objekte metali, mina, predha të pashpërthyera që ndodhen nën dhe. Ka 4 panele në pjesën ballore me kontejnerë spraj poshtë tyre. Nëse detekton gjë, në monitorin tim në kabinë do të shfaqet një flamur i kuq. Pastaj unë ngjyros me spraj zonën për ta shënjuar. Makina tjetër “Buffalo” vjen dhe e nxjerrë objektin nga toka. Kjo makineri këtu është ndërtuar si një detektor i madh metalesh i programuar r të detektuar pothuajse çdo gjë nëntokë nga gjysmë metri deri në dy metra thellësi”, tha Sergjent Kenny Collins, nga ushtria amerikane.

Edhe pse me pajisje të një teknologjie më pak të avancuar, të njëjtin proces kryen dhe ushtria shqiptare. 

“Ne operojmë në shumë zona të Shqipërisë ku ka pasur municione të gjetura nga popullsia civile. Kemi marrë njoftime nga zyra e emergjencës civile, Ministrisë së Mbrojtjes dhe kemi vajtur në zonë të operacionit ku kemi bërë identifikim, heqjen dhe më pas asgjësimin në zonat tona të sigurta. Edhe ne vazhdojmë me material të kohës së fundit. Por jo me këto lloj mjetesh”, tha Major Elion Gjoshe, komandanti i kompanisë EOD, Batalioni Xhenio. 

“Në rast të sulmeve kimike, kjo është tenda portative e dekontaminimit ku bëhet pastrimi nga agjentët kimikë të personave të kontaminuar prej tyre”, raporton gazetarja, Elona Gjylmi.

Dhe një stërvitje e tillë u krye dhe në Zall-Herr në kuadër të “Defender”.

“Pas atij që mund të jetë një sulm kimik apo nuklear, derdhje lëndësh kimike, sulme në masë, trupat e armatosura ngrejë këtë stacion dekontaminimi ku trajtojnë sa më shumë njerëz, i pastrojnë dhe tentojnë t’í dekontaminojnë dhe t’u shpëtojnë jetën”, tha Logan Cagle, pjesë e ushtrisë amerikane.

Sipas ambasadores amerikane në ekonominë shqiptare u injektuan deri më tani 35 milionë dollarë në kuadër të aktiviteteve të “Defender”. 

Edhe kjo rrugë në Zall-Herr, po shtrohet me mjetet e ushtrisë amerikane dhe Forcat e Armatosura Shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026