Sekretarja e Jashtme britanike paralajmëron Izraelin pas njohjes së Palestinës

22 Shtator 2025 | 08:26

Sekretarja e Jashtme britanike Yvette Cooper ka paralajmëruar Izraelin të mos aneksojë pjesën e Bregut Perëndimor në shenjë hakmarrjeje për njohjen e shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar.

Në një intervistë për BBC-në, Cooper tha se ia kishte bërë të qartë homologut të saj izraelit se ai dhe qeveria e tij nuk duhet ta bënin këtë.

“Ne kemi qenë të qartë se ky vendim që po marrim ka të bëjë me mënyrën për të respektuar sigurinë për Izraelin, si dhe sigurinë për palestinezët. Bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes dhe drejtësisë dhe, mbi të gjitha, sigurinë për Lindjen e Mesme dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë në rajon për ta bërë këtë”, tha ajo.

Cooper theksoi se ashtu siç njihet Izraeli si shtet, duhet të njihen edhe të drejtat e palestinezëve për të pasur një shtet të tyre.

“Gjëja më e lehtë për t’u bërë do të ishte thjesht të largoheshim dhe të thoshim se është shumë e vështirë. Ne thjesht mendojmë se kjo është e gabuar kur kemi parë kaq shumë shkatërrime, kaq shumë vuajtje. Ashtu siç e njohim Izraelin, shtetin e Izraelit… ashtu duhet të njohim edhe të drejtat e palestinezëve për një shtet të tyren.”

Ministria e Jashtme tha se Cooper do të shtyjë përpara ndërtimin e konsensusit ndërkombëtar mbi një kornizë për paqen në Lindjen e Mesme.

Franca do të bashkë-kryesojë një takim së bashku me Arabinë Saudite që do të trajtojë rrugën drejt një zgjidhjeje dy-shtetërore për konfliktin, pasi kjo e fundit u zotua të njihte shtetësinë palestineze në korrik. Belgjika pritet gjithashtu të ndjekë deklaratën e Francës në takim.

Në atë që ishte një ndryshim i rëndësishëm në politikë, Kryeministri Sir Keir Starmer njoftoi “një ditë më parë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën, së bashku me Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i dënoi këto veprime, duke thënë se ato i japin “një shpërblim të madh terrorizmit”.

SHBA-ja iu bashkua atij duke e përshkruar këtë veprim si një dhuratë diplomatike për Hamasin, pasi ky i fundit sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026