Ndarja nga jeta e aktorit/ Rama: Humbje e madhe, prehu në paqe Enver Petrovci

22 Shtator 2025 | 16:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur Enver Petrovci, duke e cilësuar atë si një figurë të jashtëzakonshme të artit dhe një njeri të dashur.

“Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe… Prehu në paqe Enver Petrofski”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Petrovci u shua sot në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike në skenën teatrore dhe kinematografinë shqiptare e më gjerë.

I lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Petrovci ishte një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe filmit në hapësirën shqiptare dhe atë të ish-Jugosllavisë. Ai studioi fillimisht në Prishtinë, për të vijuar më pas në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd, ku u dallua për talentin e tij të veçantë.

Gjatë dekadave të karrierës së tij, ai interpretoi në më shumë se 50 filma dhe qindra shfaqje teatrore, duke u shquar për rolet e tij në produksione si “Idioti”, “Kush më ka faj që jam shqiptar”, “Dëshmitari kryesor” dhe “Guxim për vrasje”.

Ndër rolet e tij më të njohura në ekran mbeten ato në filmat “O sa mirë”, “The War Is Over”, “Anatema”, si dhe në serialin kult “Bolji zivot”.

Petrovci ishte gjithashtu një ndër themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë, duke ndikuar në formimin e shumë aktorëve të rinj që sot mbajnë gjallë skenën artistike në Kosovë.

Figura e tij mbetet një simbol i përkushtimit, pasionit dhe profesionalizmit në artin skenik shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026