“Është emergjente”,Koçi i jep këshillën Veliajt para mbledhjes së Këshillit Bashkiak
Petro Koçi, ish-deputet i PS-së ka bërë një analizë mbi mbledhjen e Këshilli Bashkiak që pritet të zhvillohet ditën e nesërme të 23 shtatorit, ku do diskutohet për shkarkimin e Veliajt.
Koçi theksoi se Këshilli Bashkiak nuk ka të drejtë të gjykojë punën e Veliajt, por vetëm të verifikojë mungesën ose jo të tij në detyrë.
“Mendoj që Këshilli i Bashkisë nuk ka kompentencë që t’iu bëjë gjyqin kryetarit të bashkisë, është vetëm institucion i ngarkuar me ligj që të verifikojë mungesën ose jo të kryetarit të bashkisë. Erion Veliaj nuk është shpallur ende i fajshëm në ndonjë shkallë gjykate, prandaj Këshilli i Bashkisë nuk ka çfarë të dëgjojë, nuk i bën dot gjyqin si ka punuar Veliaj”, tha Koçi.
Sipas tij, nevoja për një drejtim të qartë dhe legjitim të Bashkisë së Tiranës është emergjente dhe kërkon një zgjidhje politike.
“Ajo që mund të diskutohet është se pse PS tani kërkon një zgjidhje mbi drejitmin e punëve të bashkisë, kjo është nevoja emergjente politike.
Unë kam kërkuar në mënyrë dashamirëse ndaj Erion Veliajt që te jepte dorëheqjen duke menduar se situata e tij personale mund të ishte moralisht më e favorshme, por besoj se do i jepte një zgjidhje një situate për të cilën bashkia e Tiranës ka nevojë. Ka nevojë për një kryetar legjitim të zgjedhur”, tha Koçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre