Dita e fundit e Veliajt si Kryebashkiak? Manjani jep detajet, ja çfarë ndodh nesër
I ftuar në emisionin Now me gazetaren Erla Mëhilli në Euronews Albania, juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi procedurën që pritet të ndiqet nesër për propozimin e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nga Këshilli Bashkiak.
Manjani u shpreh se procesi duhet të mbështetet mbi dispozitat e ligjit për qeverisjen vendore, duke theksuar se Këshilli Bashkiak ka disa detyra konkrete për të përmbushur:
“Më duhet t’u them këtë gjë, sipas ligjit Këshilli Bashkiak nesër do duhet të verifikojë dy gjëra: datën e fundit kur Erion Veliaj ka qenë në zyrën e kryebashkiakut. Së dyti duhet të ngrejë. Fakti i dytë duhet të verifikojë ku gjendet kryetari i bashkisë. Në fund duhet t’i ballafaqojnë këto me nenin 62 pika 3 për qeverisjen vendore. Pastaj Këshilli propozon për shkarkim Këshillit të Ministrave kryetarin e bashkisë. Kjo është gjuha faktuale, këtu ka lindur një diskutim. Duhet thirrur kryetari bashkisë përpara se të shkarkohet. Kjo nuk është një gjë e shkruar diku. Nesër mund të çelet një precedent i ri. Dhe ky precedent do të adaptohet një procedurë e re,” – tha juristi Ylli Manjani.
Sipas tij, procedura që do të ndiqet nesër nga Këshilli Bashkiak mund të hapë një precedent të ri ligjor që më pas mund të kthehet në praktikë standarde për raste të ngjashme në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkarkimi i Veliajt, SPAK për Euronews Albania: Nuk kemi asnjë kërkesë për leje
- Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak: Nuk jam informuar zyrtarisht për mbledhjen
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit