Shkarkimi i Veliajt, SPAK për Euronews Albania: Nuk kemi asnjë kërkesë për leje

22 Shtator 2025 | 16:58

SPAK deklaron se nuk ka marrë asnjë kërkesë për leje të veçantë nga Erion Veliaj apo avokatët e tij, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që do të mbahet të martën, më 23 shtator, ku pritet të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të bashkisë.

Euronews Albania iu drejtua Prokurorisë së Posaçme për të verifikuar nëse Veliaj, aktualisht nën masë sigurie, ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në këtë mbledhje vendimtare për fatin e tij politik.

Në kërkesën zyrtare drejtuar SPAK, Euronews Albania pyeti gjithashtu nëse një kërkesë e tillë i është përcjellë prokurorëve të çështjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në përgjigjen zyrtare të SPAK thuhet:

“Në përgjigje të kërkesës suaj të mbërritur më datë 22.09.2025, ju informojmë se deri tani, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është paraqitur asnjë kërkesë e tillë.”

Ndërkohë, mbledhja e së martës pritet të jetë një moment kyç për administratën vendore të Tiranës, ndërsa mbetet e paqartë nëse Veliaj do të kërkojë të paraqitet fizikisht apo nëpërmjet një lidhjeje elektronike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026