Deklarata zyrtare, Trump: Përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë, rrezik për autizëm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, në një deklaratë zyrtare nga Zyra Ovale, ka shprehur shqetësime lidhur me ndikimin e disa barnave dhe vaksinave në shëndetin e fëmijëve, duke veçuar përdorimin e Tylenol (acetaminofen) gjatë shtatzënisë si një faktor të mundshëm rreziku për zhvillimin e autizmit.
I shoqëruar nga Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., Presidenti Trump deklaroi se Departamenti i Shëndetësisë do të lëshojë udhëzime të reja për profesionistët e mjekësisë, duke i informuar ata mbi rreziqet e mundshme që lidhen me përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë.
“Ka një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol nga gratë shtatzëna dhe rritjes së rasteve me autizëm tek fëmijët,” tha Presidenti Trump, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë dhe kujdes në përshkrimin e medikamenteve për gratë shtatzëna.
Ai gjithashtu ngriti dyshime për efektet anësore të disa vaksinave dhe medikamenteve të tjera, duke përmendur komunitetin Amish si shembull. “Në komunitetin Amish nuk kemi raste autizmi,” u shpreh Trump, duke nënkuptuar një lidhje të mundshme mes stilit të jetesës dhe mungesës së diagnostikimeve të këtij çrregullimi.
Prodhuesi i Tylenol-it, Kenvue, reagoi ndaj zhvillimeve duke mbrojtur sigurinë e ilaçit. “Ne nuk pajtohemi fuqimisht me çdo sugjerim që acetaminofeni shkakton autizëm,” tha kompania, duke paralajmëruar se dekurajimi i përdorimit të duhur gjatë shtatzënisë mund t’i vërë nënat dhe foshnjat në rrezik nga ethet ose dhimbjet e patrajtuara.
FDA njoftoi nisjen e miratimit të tabletave me kalcium leukovorin për pacientët me mungesë folati cerebrale (CFD), një gjendje e lidhur me vonesa në zhvillim dhe tipare autistike.
Megjithatë, agjencia theksoi se nevojiten më shumë studime për të vlerësuar efikasitetin e plotë të ilaçit në popullatat e prekura nga autizmi, duke theksuar se iniciativa është pjesë e një strategjie më të gjerë për ripërdorimin e ilaçeve ekzistuese në trajtimin e sëmundjeve neurologjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës