Dita Botërore e Autizmit, historia e nënës me kancer dhe fëmijën me spektrin autik
2 prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Personat me Spektrin Autik.
Nga qyteti i Elbasanit vjen historia e një nëne, e cila fillimisht u diagnostikua me kancer dhe më pas kuptoi që vajza e saj 4-vjeçare vuante nga autizmi.
Por sot, ajo shprehet e lumtur që ja ka dalë mbanë, falë edhe Qendrës për këta persona në Elbasan ndërsa thekson se ka fituar dy beteja.
“Në fakt, as vetë nuk arrita ta zbuloja. Atë vit kam qenë vetë me kancer, bëja kimioterapi dhe psikologia ime e dalloi më shumë vajzën. Ajo nuk fliste, thoshte vetëm disa fjalë të vogla, edhe pse ishte 4 vjeç e gjysmë atë vit. Ajo më orientoi që ta sjell tek Qendra dhe, në momentin që erdha, e mora vesh që ishte diagnostikuar me spektrin e autizmit. Sa e vështirë ishte ta pranoja? Realiteti për mua ka qenë shumë i vështirë, sepse isha në një moment që po luftoja për veten time me sëmundjen, por edhe kur mora vesh për vajzën, aty, si të gjithë prindërit, askush nuk do ta pranojë. Por e pranova, sepse nuk kisha mundësi tjetër dhe falënderoj Zotin që më orientuan për këtu, sepse vajza ime tani është shumë mirë,” thotë Erjola Murati, prind i një fëmije me autizëm.
Në Qendrën e Autizmit në Elbasan, marrin shërbim 75 fëmijë që vijnë nga të 7 bashkitë e Qarkut. Drejtoresha e Qendrës tregon vështirësitë që përballet një prind që ka një fëmijë me spektrin autik.
“Sot jam shumë e lumtur të them që prindërit janë më të sensibilizuar, më të informuar dhe më të ndërgjegjësuar. Këtë e vë re tek rastet që vijnë dhe bëjmë vlerësim pranë qëndrës sonë, dhe prindërit janë më të ndërgjegjësuar për të marrë shërbime të specializuara që ne ofrojmë. Prindërit hasin një vështirësi shumë të madhe, sepse në radhë të parë nuk vijnë nga Elbasani, është qendër rajonale që përfshin 7 bashki të Qarkut Elbasan. Prindërit duhet të jenë 24/7 pranë fëmijëve, duke hequr dorë nga vetja e tyre për t’iu përkushtuar fëmijëve,” thotë Iris Zyrakja, Drejtoreshë e Qendrës së Autizmit në Elbasan.
Në Dita Botërore të Autizmit, qëllimi është ndërgjegjësimi i popullatës rreth kësaj kategorie. Autizmi është një gjendje neurologjike që manifestohet gjatë fëmijërisë së hershme, pavarësisht nga gjinia, raca, statusi socio-ekonomik, dhe karakterizohet nga probleme në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor, sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar