PSG nuk ia del në “Velodrome”, Marseille triumfon me golin e Aguerd
Në javën e 5-të të Ligue 1, Marseille mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Paris Saint-Germain, duke fituar 1-0 falë golit të mbrojtësit maroken Aguerd në minutën e 5-të.
Ndeshja në stadiumin “Stade Velodrome” ishte e fortë, por Parisienët nuk arritën të përgjigjeshin, megjithëse mund të ngushëllohen me “Topin e Artë” të fituar nga Ousmane Dembele.
Pas kësaj humbjeje, PSG qëndron në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa kryesuesit e Monaco, ndërsa Marseille ngjitet në vendin e 6-të me 9 pikë.
Në një tjetër sfidë, Strasburgu mori një fitore dramatike 3-2 në transfertë ndaj Paris FC. Ekuadoriani talent Kendry Paez hapi serinë e golave në minutën e 27-të, ndërsa Guela Doue shënoi për 2-0 në minutën e 78-të.
Vendasit u rikthyen me golin e Nouha Dicko në minutën e 81-të, por Emegha shënoi golin e tretë për Strasburgun në minutën e 87-të. Megjithë golin e vonshëm të Paris FC me Gory, ishte shumë vonë për të evituar humbjen.
Monaco vazhdon të shkëlqejë, duke shkatërruar Metz-in 5-2 në shtëpi. Pas golit të hershëm të Habib Diallos në minutën e 13-të, vendasit reaguan shpejt me golat e Mika Biereth, Ansu Fati (dy gola), dhe një autogol nga mbrojtësi i Metz, Koffi Kouao, që vulosi fitoren.
Toulouse mori tri pikë të vlefshme në transfertë ndaj Auxerre, duke fituar 1-0 me golin e Danny Namaso në fund të pjesës së parë.
Edhe pse u mbrojt me një lojtar më pak që nga minuta e 64-t, pas përjashtimit të Fredrik Oppegard, Toulouse e mbajti rezultatin deri në fund.
Pas pesë javësh, Ligue 1 po paraqet një nga sezonet më të forta dhe të barabarta në vite, ku katër skuadra – PSG, Monaco, Lyon dhe Strasburgu – ndajnë vendin e parë me nga 12 pikë secila.
Në fund të tabelës, Le Havre dhe Lorient barazuan 1-1 në një ndeshje ku të dy skuadrat patën raste për të marrë më shumë pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta