Dembele fiton ‘Topin e Artë’ 2025, francezi i parë pas Zidane që merr trofeun

22 Shtator 2025 | 23:25

Mes emocioneve dhe lotëve, sulmuesi i PSG-së dhe Francës, Ousmane Dembele, u shpall fituesi i ‘Topit të Artë’ 2025, duke lënë pas në garë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Ceremonia e dorëzimit u bë edhe më e veçantë nga prania e Ronaldinhos, legjenda braziliane që ia dorëzoi personalisht trofeun Dembele-së, 20 vite pas fitores së tij në vitin 2005.

28-vjeçari, që këtë sezon fitoi katër trofe me PSG-në, përfshirë edhe Champions League, u përlot teksa përmendi vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës dhe sakrificat e familjes. Në një moment emocionues, në skenë u ngjit edhe e ëma e tij, me të cilën ai pati një përqafim të ngrohtë para publikut.

Me një karrierë që ka kaluar nga Rennes, Borussia Dortmund, Barcelona e deri tek PSG, Dembele bëhet francezi i parë pas Zinedine Zidane në vitin 1998 që arrin të fitojë këtë çmim prestigjioz.

Në vendin e dytë, sipas votave të gazetarëve, u rendit Lamine Yamal, i cili mori edhe trofeun “Kopa” si talenti më i mirë i vitit, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Vitinha i PSG-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026