Agjencia Evropiane e Barnave: Paracetamoli i sigurt edhe gjatë shtatzënisë
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi të martën se nuk ka prova të reja që kërkojnë ndryshime në rekomandimet aktuale të përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë. Paracetamoli, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara, përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe ethet.
Presidenti amerikan Donald Trump, të hënën, lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave gjatë fëmijërisë dhe marrjen e Tylenolit nga gratë shtatzëna, duke përhapur pretendime të pambështetura shkencërisht në politikën shëndetësore të SHBA-së.
Në Bashkimin Evropian, paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm kur është klinikisht i nevojshëm. EMA thekson se nuk ka asnjë provë që përdorimi i këtij ilaçi gjatë shtatzënisë shkakton autizëm tek fëmijët.
Steffen Thirstrup, Drejtor Mjekësor i EMA-s, tha: “Paracetamoli mbetet një opsion i rëndësishëm për trajtimin e dhimbjes dhe etheve tek gratë shtatzëna. Këshillat tona bazohen në një vlerësim rigoroz të të dhënave shkencore dhe nuk kemi gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit tek fëmijët.”
Të dhënat nga gratë që kanë përdorur paracetamol gjatë shtatzënisë tregojnë se nuk ka rrezik për keqformime tek fetusi apo tek të porsalindurit. Në vitin 2019, EMA shqyrtoi studimet mbi neurozhvillimin e fëmijëve të ekspozuar ndaj këtij ilaçi dhe vlerësoi se rezultatet ishin të pasakta dhe nuk provojnë një lidhje të tillë.
“Paracetamoli duhet të përdoret gjatë shtatzënisë në dozën më të ulët efektive dhe për kohën më të shkurtër të mundshme. Gratë shtatzëna duhet të konsultohen me profesionistët e kujdesit shëndetësor për çdo pyetje lidhur me përdorimin e ilaçeve”.
EMA dhe autoritetet kombëtare do të vazhdojnë të monitorojnë sigurinë e barnave që përmbajnë paracetamol dhe do të ndërmarrin veprime rregullatore në rast nevoje për të mbrojtur shëndetin publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur