“Mos e bëj atë gabim”- Dumani përplaset ashpër me Erion Alibejn në sallën e gjyqit
Momente tensioni u regjistruan gjatë seancës së “Plumbit të artë”, ku bashkëpunëtorët e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, u përplasën hapur për masakrën e Bradasheshit.
Konflikti nisi kur avokatët e të pandehurve pyetën Alibeajn rreth përfshirjes së vëllait të Dumanit, Dashnor Dumani, në ngjarjet e Bradasheshit. Alibej deklaroi se Dumani nuk kishte pranuar përfshirjen e tij, por shtoi se, për shkak të lidhjeve personale, nuk ka qenë i sinqertë në përgjigjet e tij.
Reagimi i Dumanit ishte i menjëhershëm dhe i fortë: “Ky është mashtrim, zonja gjyqtare. Mos e bëj atë gabim, mos e përmend më,” tha ai, duke krijuar tension në sallë.
Për shkak të situatës, trupi gjykues vendosi të nxjerrë Dumanin jashtë sallës, për të lehtësuar zhvillimin normal të seancës.
Kujtojmë se masakra e Bradasheshit ndodhi më 29.12.2018 , ku në një atentat me armë zjarri mbetën të vrarë Endrit Alibej (vëllai i Erionit), Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)