Kapshticë/ Tentuan të fusnin cigare në mënyrë të paligjshme, kapen dy vëllezërit
Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë goditur një rast të tentativës për kontrabandë me mallra të akcizës. Dy shtetas, vëllezër mes tyre, janë kapur në flagrancë teksa tentonin të fusnin në mënyrë të paligjshme dhjetëra steka me cigare në territorin shqiptar.
Shtetasit R. T., 43 vjeç, dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht, u ndaluan në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ku pas analizës së riskut, u kaluan për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, në automjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore.
Në vijim të veprimeve procedurale, ndaj dy shtetasve është nisur procedimi penal për veprën “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza”, në bazë të nenit përkatës të Kodit Penal.
Policia Kufitare dhe autoritetet doganore theksojnë se do të vijojnë kontrollet e imtësishme për të parandaluar çdo formë të paligjshme të trafikimit të mallrave në kufi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta