Procesi ndaj Altin Hajrit, avokatët kërkojnë pezullimin e gjyqit

23 Shtator 2025 | 13:13

Avokatët e Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, kërkuan këtë të martë në Gjykatën e Posaçme pezullimin e procesit penal ndaj klientit të tyre dhe dërgimin e një çështjeje për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas mbrojtjes, neni 109/3 i Kodit Penal – që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm në rastin e rrëmbimit të personit me pasojë vdekjen – është antikushtetues, pasi nuk lejon gjykatën të vendosë në përputhje me parimin e individualizimit të dënimit. Ata kërkuan kontroll incidental në bazë të nenit 145/2 të Kushtetutës, duke pretenduar se mungesa e një kufiri minimal penal bie ndesh me nenet 17 dhe 42 të Kushtetutës dhe nenet 47-50 të Kodit Penal.

Në përgjigje të kërkesës, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani (kryesues), Bib Ndreca dhe Gerd Hoxha deklaroi se, nëse vlerësohet se ka një cenim të dispozitave kushtetuese, gjykata do të vendosë vetë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja shkresore që rëndojnë pozitën e Altin Hajrit. Prokurorja Elida Kaçkini tha se nga pamjet filmike rezulton që Hajri ndodhej në kompleksin “Golden” në momentin kur është sjellë trupi i Jan Prengës, dhe madje ka mbyllur vetë qepenin e garazhit.

Sipas hetimeve, rrëmbimi i Jan Prengës lidhet me një sasi të vjedhur droge në portin e Portsmouth-it në Angli, nga vëllai i tij. Altin Hajri rezulton të ketë pasur njohje të mëparshme me autorët dhe, sipas një letër-porosie nga Holanda, ai ka qenë i dënuar për trafik droge në këtë shtet, dënim që e ka përfunduar në vitin 2019.

Gjithashtu, në dosjen hetimore përfshihen edhe komunikimet përmes aplikacionit të koduar SKY ECC, ku Hajri, sipas SPAK, ka diskutuar për çështjen me bashkëpandehurit, përfshirë Gentjan Funiqin.

Për shkak të provave të reja të paraqitura nga prokuroria, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me to, dhe seanca u shty për në 6 tetor, ora 14:00.

Procesi ndaj Altin Hajrit kishte qenë i pezulluar për një vit për shkak të mosarrestimit të tij, dhe tashmë është rihapur në Gjykatën e Posaçme, ndërsa Hajri vijon të jetë në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026