Rama në Vjenë: Shumë shpejt njerëzit do ndërveprojnë me Diellën, do flasin me të

23 Shtator 2025 | 13:48

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën “Shqipëria, Horizonti i ri” që u mbajt në Vjenë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi në BE, teksa tha se procesi ka përparuar shumë për shkak të investimeve dhe risive në Shqipëri.

“Jemi në proces të intensifikuar të anëtarësimit dhe shpresoj se do të ndodhë herët më shumë se vonë. Jemi në proces që ka përparuar shumë, praktikisht po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë ndonjëherë më parë gjatë procesit të anëtarësimit por është kombinim i meritës tonë dhe qasjes së re të BE kundrejt zgjerimit”, theksoi Rama.

Më tej, kryeministri është ndalur në ndryshimet në teknologji, konkretisht me ministren Diella, për Inteligjencën Artificiale. Rama vë në dukje se më ministren në fjalë, do të bëhet e mundur zgjidhja e çdo nevoje që mund të kenë qytetarët në çdo kohë.

“Ndërkohë 95% e shërbimeve ofrohen përmes internetit apo telefonit.

Po përgatisim hap të ri përpara me këtë platformë, ku praktikisht ministrja mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, gjë që ne se bëjmë dot, do t’iu shërbejë njerëzve përmes kërkesave të thjeshta. Sot njerëzve iu duhet të bëjnë disa hapa vetë për shërbimin. Shumë shpejt ata do të ndërveprojnë me ministren në kohë reale me zë duke i thënë: “Kam nevojë për një çertifikatë, dokument, thjesht një nevojë të cilën ajo do ua ofrojë. Nuk do jetë nevoja të bësh asgjë thjesht ta kërkosh. Kjo është një nga ato shumë gjëra që ajo do të bëjë. Është një gjë krejtësisht e re”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026