Osmani në SHBA: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

23 Shtator 2025 | 15:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se administrata amerikane ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, por theksoi se Beogradi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën.

Në një intervistë për Fox News, Osmani u pyet nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor. Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Ajo tha se Serbia në të kaluarën, kur udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviq ishte përgjegjës për një sërë konfliktesh, por edhe tani, sipas saj, në udhëheqjen e Serbisë ka ende njerëz “të cilët pëlqejnë të kapen pas së kaluarës dhe të na kthejnë të gjithëve në të kaluarën, teksa ne dëshiron të shohim nga e ardhmja”.

“Presidenti [amerikan, Donald] Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes, për ta ruajtur paqen dhe për të shpëtuar jetë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës tha se me Serbinë në vitet e fundit ka pasur një sërë tensionesh, përfshirë edhe sulmin në Banjskë më 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës duke e vrarë një rreshter.

Kosova fajëson Serbinë për këtë rast, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

“Ne arritëm ta zmbrapsim atë me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s. Megjithatë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga Serbia. Në majin e kaluar, padyshim, pati një tjetër përpjekje tensioni, nëse mund ta quaj kështu, dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar që këto të përshkallëzohen”, tha Osmani.

Osmani tha se mbështet politikën e Trumpit “paqe përmes forcës”, pasi sipas saj, ky është mesazhi i vetëm që autokratët e kuptojnë.

Muajt e fundit, presidenti Trump disa herë ka deklaruar se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë. Osmani ka konfirmuar deklaratat e udhëheqësit amerikan, duke thënë se në maj kishte pasur informacione për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026