Vjosa Osmani: Kurti është në linjë me mua për mbrojtjen e Kosovës

11 Shtator 2025 | 14:35

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nuk e kanë pasur as dallimin më të vogël në atë se “Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi”. Ajo shtoi se më mirë është thuhet ndonjëherë se Kurti është në një linjë me Vjosën, e jo anasjelltas.

Për këto tema, ajo tha se ka folur shumë më herët se Lëvizja Vetëvendosje të hyj në parlament.

“Kurrë nuk kemi pasur as dallimin më të vogël në atë se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiçi, nga Serbia dhe nga shërbëtorët e tyre në Kosovë, kurrë nuk është kjo çështje që na ka ndarë, gjithmonë kemi qenë në një linjë. Ju po keni qef me thënë Vjosa në një linjë me Kurtin, por mw mirë do të ishte me thënë edhe Kurti në një linjë me Vjosën. Nuk ju kam parë ndonjëherë duke e thënë këtë, sidomos juve si gra ju inkurajoj që për hir të barazisë është mirë ndoshta ndonjëherë me thënë. Për shumë tema unë e kam ngritur zërin shumë herët edhe para se LVV të hyj në parlament, kundër atyre fenomeneve”, shtoi ajo.

Osmani tregoi edhe nëse do të rikandidojë për presidente.

“Do të vendosi në ndërkohë, sa po them që ta marrë do pushim, po çohen do gazetarë e po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndal e me vazhdu”, deklaroi Osmani./Kosovapress

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026