Trump: Do t’i kërkoj Orban që Hungaria të ndalojë blerjen e naftës ruse

24 Shtator 2025 | 08:06

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha mbrëmë se do t’i kërkojë kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, që ta ndalojë Budapestin të blejë naftë ruse.

“Ai është miku im. Nuk kemi folur, por mendoj se nëse e telefonoj, ai mund të ndalojë (blerjen e naftës ruse). Dhe mendoj se do ta bëj këtë”, tha Trump, përpara një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Nju Jork, raporton Reuters.

Trump u ka bërë vazhdimisht thirrje vendeve evropiane që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia, përfshirë edhe dje gjatë një fjalimi në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar presion shtesë mbi Presidentin Vladimir Putin për të ndaluar luftën në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha pas fjalimit të Trump se ai ka të drejtë dhe se po punojnë që Evropa të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia deri në fund të vitit.

Edhe pse vendet evropiane ndaluan blerjen direkte të naftës ruse pas fillimit të luftës në Ukrainë në vitin 2022, disa shtete anëtare të BE-së vazhdojnë ta blejnë atë, me disa që importojnë naftë nga India dhe Turqia, ku nafta ruse përpunohet në këtë lloj karburanti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026