Emine Erdogan takohet me bashkëshortin e presidentes së Kosovës në SHBA
Bashkëshortja e presidentit turk dhe kryetare e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë për Mbeturina Zero të Kombeve të Bashkuara (OKB), Emine Erdogan, u takua me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Lajmi u raportua nga agjencia turke Anadolu.
Emine Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara së bashku me presidentin Recep Tayyip Erdogan, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në këtë kuadër, edhe ajo zhvillon takime dypalëshe.
Takimi me Sadriun u zhvillua në qendrën “Türkevi”, ndërsa të pranishëm ishin gjithashtu zëvendësministri i Jashtëm turk, Zeki Levent Gümrükçü, dhe përfaqësues të tjerë zyrtarë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Emine Erdogan shkroi:
“U takova me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes së Kosovës. Gjatë takimit tonë, i cili u zhvillua në atmosferë miqësore, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit për çështje që do të kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve midis vendeve tona. Shpresojmë që këto dialogje të ngushta do të forcojnë më tej lidhjet mes vendeve tona.”
Takimi konsiderohet pjesë e përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM