Rama thërret në zyrë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Manastirliun

24 Shtator 2025 | 12:23

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Kryeministri me 4 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Ogerta Manastirliun, kandidaten e shpallur të socialistëve për bashkinë e kryeqytetit.

Mësohet se në takim ka qenë edhe Anulea Ristani, kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, në orën 18:00, Rama ka thirrur në një mbledhje me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Takimi do të mbahet në parkun “Eden” pranë Kryeministrisë. Burime bëjnë me dije se fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë organizimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për kandidaturën e Ogerta Manastirliut.
Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi të martën me 51 vota pro propozimin e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pas këtij vendimi, Prefekti i Qarkut Tiranë njoftoi këtë të mërkurë zyrtarisht Këshillin e Ministrave për procedurat ligjore që çojnë në shkarkimin e Veliajt. Mbledhja e qeverisë është planifikuar të mbahet të enjten, ku pritet të miratohet zyrtarisht shkarkimi i tij.
Me këtë vendim, kryeqyteti pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme bashkë me 5  bashkitë e tjera në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.

Kreu i Policisë së Shtetit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi Enea Mekolli,...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026