Detaje nga vrasja 38-vjeçarit Delion Troqe në Vlorë, kushëriri i tij u zhduk pa asnjë gjurmë tre vjet më parë

22 Maj 2021 | 09:38

Delion Troqe, 38 vjeç i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës rezulton të jetë i afërm me Elvis Troqen, i zhdukur në vitin 2018 në qytetin bregdetar.

I riu sapo ishte kthyer nga Italia ku kishte kryer dënimin për trafik narkotikësh dhe sapo u kthye u zhduk dhe prej asaj kohe nuk ka asnjë gjurme prej tij.

Zhdukja e 24-vjeçarit Troqe është një nga ngjarjet më të rënda të regjistruara në Vlorë vitet e fundit dhe që bëri shumë jehonë në atë kohe.

Delion Troqe u ekzekutua me breshëri kallashnikovi një natë më parë zonën e Skelës, në Vlorë.

Troqe, i cili kishte vetëm rreth 10 ditë që ishte kthyer nga Spanja, rezulton person me precedent penalë pasi ka qenë i dënuar me burg në Shqipëri për shkak të një sherri ku ishte përfshirë.

Autorët pas atentatit kanë djegur në periferi të Vlorës automjetin që përdorën në ngjarje. Makina tip “Audi” është gjetur e djegur në fshatin Sherishtë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026