“Eliminuam dhjetëra terroristë”, Izraeli sulmon kampet ushtarake të Huthit në Jemen
Forcat Ajrore të Izraelit kanë ndërmarrë një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave të rebelëve Huthi në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, në përgjigje të një sulmi me dron të nisur nga Jemeni që plagosi mbi 20 persona në qytetin jugor izraelit të Eilat.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi operacionin përmes një deklarate në rrjetin social X (ish-Twitter), duke thënë se u goditën disa kampe ushtarake, përfshirë një kamp të shtabit të përgjithshëm të rebelëve Huthi, si dhe vende magazinimi armësh dhe dronësh.
“IDF goditi disa kampe ushtarake, përfshirë një kamp të shtabit të përgjithshëm të rebelëve Houthi, eliminoi dhjetëra operativë terroristë Houthi dhe shkatërroi rezerva të dronëve dhe armëve”, shkroi ai në rrjetin social X.
Të mërkurën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) raportuan se një dron i nisur nga Jemeni u rrëzua në Eilat, në jug të vendit. U shpall alarmi ajror, por mjeti ajror pa pilot (UAV) shkaktoi dëme. Mbi 20 persona u plagosën, dy prej të cilëve u shtruan në spital në gjendje të rëndë.
Po atë ditë, Katz u zotua për hakmarrje. Rebelët Huthi nga lëvizja Ansar Allah morën përgjegjësinë për sulmin.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë