Mitrovicë/ Policia sekuestron 5 snajpera, pistoletë dhe 447 fishekë

25 Shtator 2025 | 22:26

Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë hetime të zgjeruara në Mitrovicën e Jugut, lidhur me një rast dhune në familje, që është shoqëruar edhe me dyshime për posedim të paligjshëm të armëve.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë realizuar një bastisje në banesën e të dyshuarit këtë enjte, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë dhe gjithsej 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari, një mashkull kosovar, është intervistuar nga hetuesit dhe, me vendim të prokurorit të rastit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndaj tij janë ngritur dy raste penale:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Dhunë në familje”.

Policia ka theksuar se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026