Arratiset një i dënuar nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë

7 Gusht 2025 | 20:30

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se një i burgosur në Qendra e paraburgimit në Mitrovicë, është arratisur pasditen e 7 gushtit.

Policia e Kosovës tha se bëhet fjalë për Gjorgje Radomiroviq, ndërkaq Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ai ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim – nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj.

“Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri GJ.R”, tha Shërbimi Korrektues i Kosovës.

I arratisuri kishte qenë duke punuar në hapësirat e punëtorisë së qendrës në paraburgimit në momentin kur ka ikur.

“Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht”, tha Shërbimi Korrektues, duke shtuar se ka nisur hetimet e brendshme për këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për të adresuar këtë çështje.

Policia, ndërkaq, tha se është duke vazhduar kërkimet për të arratisurit dhe ka ngritur pika statike të kontrollit në tërë pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026