Kryebashkiakja Emiriana Sako: Kemi marrë të gjitha për nisjen e sezonit turistik në Durrës

22 Maj 2021 | 12:57

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha për Euronews Albania se nga ana e bashkisë janë marrë masat për nisjen e sezonit turistik, duke nisur me pastrimin dhe plugimin e vijës bregdetare për të vijuar me dezinfektimin, një proces që kryhet çdo vit dhe shërben për të pasur një plazh më të pastër në zonën e rërës.

Znj. Sako tha se ndërmarrjet e bashkisë kanë nisur një bashkëpunim me universitetet dhe gjimnazet për të ndërgjegjësuar qytetarët që të mbrojnë mjedisin dhe hapësirat ku shpenzojnë kohën.

“Bashkë me këtë iniciativë kemi ndërmarrë edhe pastrimin e monumenteve të kulturës që gjenden pranë plazhit si Porto Romano dhe Ishëm”, tha znj.Sako.

E pyetur nëse edhe subjektet private po bëjnë të njëjtën gjë lidhur me pastrimin e plazheve, znj. Sako u shpreh se nga ana e bashkisë ende nuk ka nisur shpërndarja e ambienteve. Ajo sqaroi se subjektet duhet të aplikojnë në e-Albania e më tej të lidhin një kontratë me bashkinë ku përfshihet edhe pastrimi i këtyre hapësirave.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026