Rama takim në “Vilën 30” me kryetarin e Kuvendit dhe krerët e komisioneve
26 Shtator 2025 |
11:10
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim në “Vilën 30” me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe me kryetarët e komisioneve parlamentare.
Mbledhja, e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta kishte në fokus organizimin për nisjen e punës së komisioneve parlamentare, të cilat do të fillojnë punë zyrtarisht javën e ardhshme.
Bëhet me dije se në takim u diskutua dhe axhenda legjislative, bashkë me prioritetet kryesore që do të shqyrtohen në sesionin e ri parlamentar.
Në takim morën pjesë dhe ministrat e kabinetit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, si dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.
Takime të tilla pritet të jenë periodike, sipas burimeve nga Partia Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta