Rama: Veliaj vendim i detyruar, Ogerta ka gjithë mbështetjen e PS! Opozita e humbur
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pasditen e së mërkurës ka mbledhur deputetët dhe ish-deputetët e Tiranës për të zhvilluar një takim në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës pas shkarkimit të kryebashkiakut të Erion Veliaj.
“Tema jonë si përgjegjës në mbarëvajtjen e punëve në vend është të adresojmë boshllëkun në krye të bashkisë sepse Tirana nuk mund të gdhihet si një trup pa kokë dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokë këputur që duke mos pasur një të zgjedhur prej tyre në krye të saj, nuk mund ta ketë as legjitimitetin për t’i udhëqhequr ata.
Tema jonë si Parti Socialiste e Shqipërisë është të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë ku me kandidaten e duhur, me vizionin, ambicien dhe organizimim e duhur, do marrim rezultatin e duhur për ti dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur.”-tha Rama midis të tjerash
Rama më tej u shpreh se: “Në anketimin e fundit që kemi bërë, fitorja e PS-së është e sigurtë.
Rama u ndal dhe tek reformat e ndërrmara në vijim të qeverisjes.
“Qytetarët nuk e kanë mendjen te ndonjë rival i kandidates së PS-së, por e kanë tek problematika që kërkojnë adresim dhe zgjidhje në bashkinë e Tiranës, duke filluar nga uji i pijshëm.
Reforma e thellë dhe gjithëpërfshirëse në aspektin e territorit të Shqipërisë ka nisur të marrë jetë duke u konceptuar drejt krijimit të një Operatori Kombëtar që do funksionojë njëjtë si Operatori Kombëtar i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.”-tha Rama midis të tjerash.
Nga ana tjetër Rama tha se opozita sipas tij do jetë e humbur.
“Opozita do hyjë në garë e humbur dhe do dalë akoma më e humbur. Qytetarët, nga anketat nuk e kanë mendjen tek asnjë rival i Ogertës, por tek problematikat, si uji i pjishëm që është kthyer në një problem administrimi”.-tha Rama
Rama e nisi fjalën e tij duke sqaruar, sipas tij vendimin e marrë nga forca e tij politike e cila u përkthye në propozimin e djeshëm të Këshilltarëve Bashkiak të Tiranës, e cila ditën e sotme ka vijuar me procedurën pranë prefektit të Tiranës.
E më tej ka vijuar duke u dërguar në Kryeministri për tu firmosur ditën e nesërme si akt i shkarkimit nga kryeministri Edi Rama
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata