Turqia “pushton” Shqipërinë me para, del sërish investitori më i madh i huaj

26 Shtator 2025 | 16:28

Disa takime në nivel drejtuesish dhe një sërë njoftimesh për sipërmarrje të reja, e kanë kthyer Turqinë gjatë vitit të kaluar  investitorin e parë mes shteteve që bëjnë biznes në Shqipëri.

Por investimet nuk janë ndalur as këtë vit, ku Turqia bashkë me Italinë rezulton investori i madh i 6-mujorit me 89 milionë euro të financuara në tregun vendas.

Me këtë ritëm, stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, me rritje vjetore 12%.

Këto ndërmarrje kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, energjetik, në industrinë nxjerrëse dhe ndërtim.

Në gjysmën e parë të vitit, edhe Italia solli financoi 89 milionë euro, por investimet nga vendi fqinj ranë afro 5% krahasuar me vitin e kaluar, dhe u orientuan kryesisht tek aktivitetet e shërbimeve.

Nga ana tjetër, Holanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj që prej vitit të kaluar, edhe pse këtë vit vlera e investimeve holandeze i është kthyer përsëri rritjes me 85 mln euro flukse të reja, ndjekur nga Austria dhe Kosova.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026