Netanyahu i drejtohet pengjeve të Hamasit në Gaza: Nuk iu kemi harruar
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua sot në mënyrë direkte pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, duke garantuar se Izraeli nuk do të ndalet derisa të kthejë çdo peng në shtëpi.
Zyra e kryeministrit njoftoi se fjalimi i Netanyahut do të transmetohet përmes altoparlantëve në anën izraelite të kufirit me Gazën, si pjesë e një “përpjekjeje informative” për të komunikuar drejtpërdrejt me pengjet dhe Hamasi.
“Nuk do të pushojmë derisa t’ju kthejmë të gjithë në shtëpi,” tha Netanyahu në hebraisht dhe anglisht, duke kërkuar nga Hamasi që të ulë armët dhe të lirë pengjet menjëherë. Ai paralajmëroi gjithashtu: “Izraeli do t’ju ndjekë.”
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor 2023, pas sulmit të militantëve të Hamasit në jug të Izraelit, ku u vranë rreth 1,200 persona, shumica civile. Nga 251 pengjet që mori Hamasi, aktualisht mbahen 48, ndërsa Izraeli beson se 20 prej tyre janë ende gjallë.
Në fjalimin e tij, Netanyahu përmendi edhe rritjen e islamizmit radikal në botë dhe shkatërrimin e shumë grupeve terroriste që lidhen me Iranin, si Hamasin, Hezbollahun dhe Huthitët e Jemenit.
Kryeministri mohoi akuzat për gjenocid në Gaza, duke theksuar se Izraeli ka lejuar hyrjen e dy milionë ton ndihma humanitare në Rrip.
Netanyahu u prit fillimisht me duartrokitje dhe brohoritje në sallë, megjithatë delegatët u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme, sapo kryeministri izraelit Netanyahu u ngjit në podium, përpara fjalimit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush