BSH: Të huajt blenë 253 milionë euro prona në gjysmën e parë të vitit
Shtetasit e huaj blenë 253 milionë euro prona në Shqipëri në gjysmën e parë të këtij viti duke shënuar një rekord të ri historik. Të dhënat janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë.
253 milionë euro janë paguar nga shtetas të huaj për të blerë prona në vendin tonë, vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti.
Asnjëherë më parë nuk janë shpenzuar kaq shumë para, që apartmentet tokat apo njësitë e bizneseve të blihen nga shtetas që nuk kanë pasaportë shqiptare.
Nëse e krahasojmë me gjysmën e parë të vitit 2024, blerjet janë rritur rreth 38%, ose 80 mln euro më shumë të paguara.
Këto statistika tregojnë se pasuritë e paluajtshme janë shndërruar në një nga zërat kryesore të fluksit të investimeve që vijnë nga jashtë.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e huaja në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 149 milionë eurove, më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
Të dhënat tregojnë se nëse investimet në blerjen e pasurive të paluajtshme do të ruajnë ritmin e pjesës së parë të vitit, deri në dhjetor, Shqipëria mund të kapë shifrën e gjysmë miliardë euro investime në sektor.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje