Kapshtica hapet pjesërisht, nga sot lejohet kalimi i punëtorëve sezonalë drejt Greqisë
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të hapet pjesërisht për shtetasit shqiptarë, duke nisur nga dita e sotme deri më datë 31 maj, nga ora 08:00-16:00.
Autoritetet e policisë greke bëjnë me dije se në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë, kanë njoftuar palën shqiptare se duke filluar nga dita e sotme, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.
Këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në pikën e kalimit kufitar Kapshticë. Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në