Vizitorët nga Kosova zgjedhin Durrësin për të pushuar në fundjavë
Fundjava e fundit e shtatorit e gjen bregdetin e Durrësit me vizitorë të shumtë, si turistë të huaj ashtu edhe bashkëatdhetarë nga Kosova.
Edhe pse fluksi i lartë i verës është reduktuar, temperaturat e ngrohta kanë bërë që Durrësi të mbetet ende një destinacion i preferuar për fundjava relaksi.
“Kjo fundjavë paraqitet shumë e mirë, ka pasur një kërkesë të lartë për rezervime, sidomos nga shtetasit e Kosovës. Rezervimet e plazhit vazhdojnë deri në 10-ditëshin e parë të tetorit, ndërsa më pas kemi grupe të cilat vijnë për të shijuar natyrën e Durrësit – janë turistë kulturorë që vijnë për të parë historinë e qytetit. Mund të themi që kontratat për vitin 2026 janë mbyllur tashmë, kontratat që kemi me turoperatorët anglezë, polakë, çekë dhe hungarezë”, tha Blerim Norja, menaxher.
Për vizitorët nga Kosova, Durrësi është kthyer në një zgjedhje të natyrshme, sipas tyre është vendi ideal për familjet që kërkojnë pushim e qetësi pas një jave të ngarkuar.
“Ndihemi si në shtëpi, shumë komod, shumë mirë. Aktualisht është shumë ngrohtë, më mirë se në Antalia. Zakonisht për fundjavë vij në Durrës – është afër, është shpejt dhe është bukur”, u shpreh një zonjë nga Kosova.
Ndërsa një zotëri thotë se: “Për ne si familje, qyteti është një ndër vendet më të bukura në Shqipëri. Këtu ndihem më i rehatshëm, më i relaksuar, dhe për këtë arsye vijmë çdo fundjavë. Është më e qetë, këtu është plot e përplot, dhe tani kemi ardhur për një relaks nga obligimet që kemi.”
Mes turistëve nuk mungojnë edhe ata që zbarkojnë nga destinacione më të largëta.
“Më tërhoqën pamjet e bukura, plazhet, kultura, dhe sigurisht moti. Erdha nga Dublini dhe këtu është shumë nxehtë, ndaj doja ta shijoja këtë klimë të ngrohtë. Mezi pres të zbuloj edhe më shumë nga vendi juaj”, theksoi turistja nga Dublini.
Fundi i shtatorit e ka kthyer sërish Durrësin në epiqendër të turistëve, që vijnë jo vetëm për detin dhe diellin, por edhe për të shijuar kulturën dhe mikpritjen shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit