Trump i shqetësuar për sulmin në Michigan: Sulm tjetër ndaj të krishterëve
Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Social për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në kishën e Jezus Krishtit në qytezën Grand Blanc të Michigan.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi sulmin me armë ndaj besimtarëve gjatë meshës, që la një viktimë dhe 9 të plagosur si sulmin e radhës ndaj të krishterëve në Amerikë, duke dënuar “epideminë e dhunës” që po përhapet në vend.
“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Kishën e Jezus Krishtit në Grand Blanc, Michigan. FBI ishte menjëherë në vendin e ngjarjes dhe do të udhëheqë hetimin federal, duke ofruar mbështetje të plotë për autoritetet shtetërore dhe lokale”, shkroi Trump.
“I dyshuari është i vdekur, por ka ende shumë për të mësuar. Ky duket se është një tjetër sulm i qëllimshëm ndaj të krishterëve në SHBA. Administrata Trump do ta mbajë publikun të informuar, si gjithmonë. Në ndërkohë, lutuni për viktimat dhe familjet e tyre. Kjo epidemi e dhunës në vendin tonë duhet të përfundojë, menjëherë!”, nënvizoi Trump.
Edhe Guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer reagoi duke dënuar këtë akt të tmerrshëm përmes një postimi në platformën ‘X’. “Zemra ime është e thyer për komunitetin e Grand Blanc. Dhuna kudo, veçanërisht në një vend adhurimi, është e papranueshme. Jam mirënjohëse për shërbimet e emergjencës që ndërhynë shpejt. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë dhe do të qëndrojmë pranë Kishës së Jezus Krishtit në Grand Blanc”, shkroi Whitmer.
Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas