“Sulmet ruse zgjatën 12 orë”, reagon Zelensky: Ukraina do të hakmerret!

29 Shtator 2025 | 12:08

Një bombardim ajror rus që zgjati më shumë se 12 orë ka vrarë të paktën katër persona dhe ka plagosur të paktën 70 të tjerë në Ukrainë.

Breshëria, që përfshiu gati 600 dronë dhe disa dhjetëra raketa të drejtuara në shtatë rajone të Ukrainës, është një nga më të rëndët në muajt e fundit, deklari presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky.

Zelensky paralajmëroi se Ukraina do të hakmerrej dhe tha se sulmi “i shëmtuar” tregoi se Moska “dëshiron të vazhdojë të luftojë dhe të vrasë”.

Ndërkohë, Rusia tha se goditi objekte ushtarake dhe ndërmarrjet industriale që mbështesin forcat e armatosura të Ukrainës. Për ukrainasit, bombardimet ajrore mund të jenë si të rastësishme, ashtu edhe të zakonshme.

Zelensky u zotua se Ukraina “do të kundërpërgjigjet” në një përpjekje për të “detyruar diplomacinë” nga Rusia dhe tha se po mbështetej në një “reagim të fortë” nga Evropa dhe SHBA-ja.

“Ky sulm i poshtër ndodhi në fakt në fund të javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe kjo është mënyra se si Rusia deklaron qëndrimin e saj të vërtetë”, tha ai.

Zelensky përsëriti mbështetjen e tij për kërcënimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, si dhe thirrjen e tij drejtuar aleatëve evropianë për të frenuar importet e tyre të naftës dhe gazit rus.

Presidenti amerikan deri më tani është përmbajtur nga vendosja e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë, por është dukur gjithnjë e më i tërhequr për të filluar bisedimet e paqes me Kremlini, shkruan BBC.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026