Familja kërkon drejtësi për ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale në Kosovë
Familja e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Serbi për rreth 9 muaj, ka bërë të ditur organizimin e një proteste paqësore nesër në sheshin kryesor të Prishtinës.
Në një njoftim për media, familja ka bërë thirrje për mobilizim në mënyrë që të ngrihet zëri kundër asaj që ata e konsiderojnë si padrejtësi ndaj Arbnorit dhe familjes së tij. Ata kërkojnë reagim më të fuqishëm nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare për lirimin e tij.
“Kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të reagojnë ndaj padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj,” thuhet në komunikatën e familjes Spahiu.
Protesta pritet të mbahet ditën e nesërme në sheshin kryesor të Prishtinës, ku familjarët kërkojnë drejtësi dhe lirimin e Arbnor Spahiut.
KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!
Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë
- 21:47 Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat
- 21:38 SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
- 21:27 Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët
- 21:26 UEFA mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku
- 21:22 Prokurorët italianë nisin hetim ndaj ministrit izraelit, keqtrajtoi aktivistët e flotiljes humanitare
- 21:20 Gjykata federale rrëzon tarifën 100 mijë dollarëshe të Donald Trump për vizat H-1B