Trump i prezanton Netanyahut planin me 20 pika për t’i dhënë fund luftës

29 Shtator 2025 | 19:45

Presidenti amerikan Donald Trump po nxit Izraelin të pranojë një plan të ri paqeje gjatë takimit që po zhvillon në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Sipas mediave amerikane, që publikojnë pjesë të planit me 20 pika, ai parashikon lirimin e të gjitha pengjeve brenda 48 orëve nga konfirmimi i marrëveshjes dhe lirimin në këmbim të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Gjithashtu, anëtarëve të Hamasit që do të zotohen për paqe do t’u garantohet amnisti, me kushtin që grupi islamik të mos ketë rol në të ardhmen e territorit dhe që strukturat e tij të zhbëhen.

Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse Izraelite do të tërhiqen gradualisht nga Rripi i Gazës dhe enklava do të qeveriset nga një qeveri tranzicioni e përkohshme. Trump është shprehur besimplotë se paqja do të arrihet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026