Çfarë përmban plani i paqes i propozuar nga Trump?

29 Shtator 2025 | 21:56

Pak çaste para se Trump dhe Netanyahu të dilnin në skenë, SHBA publikoi detajet e planit të saj të propozuar për paqe në Gaza.

Izraeli ka rënë dakord me planin 20-pikësh, por jo Hamas.

Sipas propozimit, nëse zbatohet, do të nisë me ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake. Ai parashikon gjithashtu që vijat ekzistuese të frontit të ngrijnë në vend.

Sipas planit, Hamasi do të dorëzonte armët dhe arsenali i tij sulmues do të shkatërrohej. Brenda 72 orësh, ai do të lironte 20 pengje izraelite të gjalla dhe trupat e më shumë se dy dhjetëra të tjerëve që besohet se janë të vdekur.

Pasi të lirohen këto pengje, propozimi parashikon që Izraeli të lirojë qindra të ndaluar gazanë.

Ai gjithashtu parashikon që sapo të dyja palët të bien dakord për propozimin, “ndihma e plotë do të dërgohet menjëherë në Rripin e Gazës”.

SHBA paraqet gjithashtu planin e saj për qeverisjen e ardhshme të Gazës. Sipas saj, një “komitet palestinez teknokrat, jopolitik” do të qeverisë përkohësisht “nën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e një organi të ri ndërkombëtar tranzitor, Bordit të Paqes, i cili do të kryesohet” nga Trump. Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe udhëheqës të tjerë, “që do të shpallen”, do të jenë gjithashtu pjesë e organit qeverisës.

Ai shton se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisje, “drejtpërdrejt, tërthorazi apo në asnjë formë”.

Shumica e planit fokusohet tek ajo që SHBA e quan një “plan zhvillimi ekonomik” për rindërtimin e Gazës. Ai gjithashtu përcakton se “Izraeli nuk do ta pushtojë ose aneksojë Gazën” dhe forcat e tij do të tërhiqen nga territori në faza, me kalimin e kohës.

Plani gjithashtu lë të hapur derën për një shtet palestinez në të ardhmen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026