Prishtina pa sallë koncertesh, nis projekti 12 milionë euro, gëzim dhe dyshime mes artistëve

23 Maj 2021 | 12:23

Koncerti operistik po mbahet në një sallë të improvizuar, që nuk plotëson as kushtet minimale për ngjarje të tilla kulturore.

Pas shumë vitesh mungesë, “Salla Koncertale e Prishtinës” ka nisur të ndërtohet, duke sjellë entuziasëm në komunitetin artistik.

Salla, që nuk do ndërtohet nga e para, por do te rivitalizohet në një objekt ekzistues, iu besua një arkitekti nga Japonia.

Përveç gëzimit për Sallën Koncertale, performuesit dhe përfaqësuesit e Filarmonisë së Kosovës, kanë edhe dyshimet e tyre.

Për këto dyshime përgjigje ka kreu i kulturës në Komunën e Prishtinës.

“Salla konceptuale duhet t’i plotësojë kushtet minimale pwr performaca tw orkestrws sw filarmonisw dhe ka qenw njw keqkuptim i vogwl, sepse një render shihet salla dhe duket e vogwl pjesa e skenës”, u shpreh  Adrian Berisha, drejtor i Kulturës në Prishtinë.

Drejtori Berisha, tregon se kostoja e përafërt për Sallën Koncertale do të jetë diku rreth 12 milion euro, edhe pse sipas tij, kjo shifër mund të ndryshojë kur të kenë projektin final.

Kjo shifër, për menaxherin e filarmonisë Selimaj është shumë e vogël, bazuar në koston që kanë pasur sallat koncertale në rajon, pa folur për Europën.

Po ashtu, Selimaj uron që projekti për Sallën Koncertale mos të ketë fatin e njëjtë me atë të Teatrit të Operës dhe Baletit, që nisi punimet, por që nuk u ndërtua kurrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026