Ambasadori i OSBE takim me Dumanin: Roli i SPAK, thelbësor për shtetin e së drejtës
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, u takua me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për të rikonfirmuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së dhe këtij institucioni të drejtësisë.
Ambasadori vlerësoi rolin kyç të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në vend, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, forcimit të transparencës, integritetit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e punës së SPAK-ut në adresimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.
Gjatë takimit, Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit, si dhe mënyrat për të rritur mbështetjen e OSBE-së në përputhje me objektivat strategjikë të SPAK-ut.
Ambasadori nënvizoi edhe rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse me institucionet e tjera, për të adresuar çështje të tilla si përqindja e lartë e të paraburgosurve në Shqipëri.
Në këtë kuadër, OSBE po përgatit një trajnim të ri për parandalimin e pastrimit të parave, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në hetime komplekse.
Që nga viti 2021, Prezenca e OSBE-së ka bashkëpunuar ngushtë me SPAK dhe aktorë të tjerë të drejtësisë përmes projektit rajonal të monitorimit të proceseve gjyqësore, duke analizuar efektivitetin e reagimit gjyqësor ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Aktivitetet e përbashkëta kanë përfshirë gjithashtu trajnime dhe tryeza të specializuara për prokurimet publike, kërkimin ligjor dhe kontratat PPP.
Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe për të avancuar reformën në drejtësi.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane