“Titaniku: Një Udhëtim Zhytës” – Ekspozita që sjell historinë më tragjike të detit

1 Tetor 2025 | 17:56

113 vjet pas fundosjes së Titanikut, interesi për anijen më famëkeqe të shekullit XX nuk ka rënë, përkundrazi, ai vazhdon të rritet. Ekspozita më e re me titullin “Titaniku: Një Udhëtim Zhytës” i ofron vizitorëve një përvojë unike që ndërthur historinë me teknologjinë moderne, për të rikrijuar një nga tragjeditë më të mëdha detare.

E ndarë në disa ambiente tematike, ekspozita i udhëheq vizitorët përmes rrugëtimit të plotë të Titanikut që nga ndërtimi në vitin 1909 në Belfast, deri te fundosja tragjike më 14 prill 1912 në Oqeanin Atlantik.

Në hapësira të rindërtuara me përpikëri, mund të shihen objekte origjinale nga anija e Titanikut dhe dy anijet e tjera si Britanniku dhe Olympic, dhoma me pajisje autentike, dokumente të rralla, dhe skena të njohura nga filmi legjendar i James Cameron.

Në ekspozitë konkretisht paraqiten: Rindërtimet në përmasa reale të ambienteve të Titanikut, si shkallët madhështore dhe restoranti i klasit të parë.

Një simulim 360° i momenteve të mbytjes, ku vizitorët ndihen sikur ndodhen brenda një varke shpëtimi.

Objekte autentike të nxjerra nga deti ose të shpëtuara nga të mbijetuarit.

Një përvojë me realitetin virtual VR që i lejon vizitorët të eksplorojnë Titanikun nga çdo këndvështrim, përfshirë edhe rrënojat në fund të oqeanit.

Ajsbergu që është dhe fundi i udhëtimit historik është po ashtu pjesë e ekspozitës, së bashku me një analizë të detajuar të shkaqeve të katastrofës: nga gabimet njerëzore, te mungesa e dylbive, e deri te shpejtësia e tepërt e anijes.

Ekspozita është rezultat i një pune të kujdesshme nga ekspertë ndërkombëtarë dhe koleksionistë që kanë sjellë në jetë më shumë se 300 objekte historike dhe një përvojë muzeale që nuk lë askënd indiferent.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026