Ekspedita në fund të Atlantikut, kamerat zbuluan si po shkatërrohet ngadal Titaniku
Një ekspeditë e re e drejtuar në vendin ku u mbyt anija oqeanike Titanic ka zbuluar plotësisht efektet e prishjes së ngadaltë të mbetjeve të kësaj anijeje të famshme.
Kamerat e nëndetëses së ekspeditës regjistruan pjesë të mëdha të gardhit që ra nga kuverta e Titanikut në shtratin e detit, raporton BBC.
Pamjet e kapura nga kamerat në një nëndetëse pa pilot tregojnë se si ka ndryshuar rrënojat pas më shumë se 100 vjetësh nën ujë.
Anija u mbyt në prill të vitit 1912 pasi u përplas me një ajsberg dhe më shumë se 1500 njerëz humbën jetën në mbytjen e anijes Titaniku.
“Për shembull harku i Titanikut është ikonik sepse është përjetësuar në kulturën popullore dhe kjo është ajo që ju vjen në mendje kur mendoni për rrënojat e Titanikut. Por tani nuk duket më kështu,” tha Thomasina Rae, drejtoreshë. e Koleksioneve në RMS Titanic Inc, kompania që organizoi ekspeditën më të fundit.
Ajo tha se ishte vetëm një kujtesë tjetër e shpejtësisë së kalbjes së përditshme në fund të Atlantikut.
LEXONI GJITHASHTU:
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

