Kërkimet për nëndetësen e zhdukur, gjenden mbetje pranë Titanikut
Disa copëza janë gjetur në afërsi të mbetjeve të “Titanikut”, me ekspertët po vlerësojnë nëse i përkasin nëndetëses së zhdukur, të cilës tashmë i ka mbaruar oksigjeni në bord.
Një mjet i drejtuar në distancë, në gjendje të arrijë shtratin e detit dhe të transmetojë pamje në sipërfaqe është angazhuar nga kërkuesit francezë.
Mjeti, që ka përcjellë fotot e copëzave tek ekspertët, quhet “Viktor” dhe është i pajisur me dy krahë që mund të kryejnë manovra delikate, si të presin apo të heqin mbetje të rënda.
Ndërkohë, një mjet tjetër po dërgohet për kërkime nga Nju Xhersi. Ai quhet “Xhuljet” dhe në një mision të mëparshëm ka kaluar 200 orë nën oqean duke eksploruar mbetjet e “Titanikut”.
Roja Bregdetare amerikane ka deklaruar se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe janë zgjeruar në rreth 10 mijë milje katrorë në oqean.
Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?
Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është kryetar i firmës së avionëve “Action Aviation”;
Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman;
Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu;
Eksploruesi francez 73-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë