Stërgjyshërit i vdiqën te Titaniku, gruaja rrezikon të humbasë burrin tek nëndetësja
Wendy Rush është gruaja e Stockton Rush, shefit të OceanGate, i cili ndodhet në nëndetësen që është zhdukur. Ajo është gjithashtu stërmbesa e Isidor dhe Ida Straus – dy pasagjerë të klasit të parë që ishin në bordin e Titanikut kur u mbyt në 1912.
Wendy u martua me Stockton në vitin 1986, sipas njoftimit të martesës së tyre në Neë York Times.
Ajo është drejtoreshë e komunikimit në OceanGate dhe ka qenë në tre ekspedita ku janë vizituar rrënojat e Titanikut, thotë faqja e saj në LinkedIn.
Çifti i bashkëshortëve Straus ishin ndër pasagjerët më të pasur të Titanikut.

Të mbijetuarit thanë se kishin parë Isidorin të refuzonte një vend në një varkë shpëtimi ndërsa të gjitha gratë dhe fëmijët kishin hipur. Ida, gruaja e tij prej 40 vitesh, nuk pranoi të shkonte pa burrin e saj. Të dy u panë të përqafuar ndërsa anija po fundosej.
Një version i kësaj skene u përshkrua në filmin e vitit 1997 ku një çift shfaqet duke u përqafuar në shtrat ndërsa uji ngrihet rreth tyre.
Sipas arkivave të New York Times, trupi i Isidor u gjet në det rreth dy javë pas fundosjes. Eshtrat e Idës nuk u gjetën kurrë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë