G7 reagon ashpër: Kush shton çmimin e naftës ruse do të ketë pasoja
Ministrat e Financave të vendeve të G7 ranë dakord gjatë një takimi virtual për forcimin e masave ekonomike ndaj Rusisë, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar burimet financiare të Moskës pas pushtimit të Ukrainës.
Në deklaratën e përbashkët, ministrat nënvizojnë rëndësinë e përdorimit të instrumenteve tregtarë, përfshirë tarifat dhe ndalimet e import-eksportit, për të reduktuar ndjeshëm të ardhurat që Kremlini përfiton nga shitjet ndërkombëtare të energjisë.
“Do të synojmë ata që vazhdojnë të rrisin blerjet e tyre të naftës ruse pas pushtimit të Ukrainës dhe ata që lehtësojnë shmangien e sanksioneve,” thuhet në deklaratë.
“Do të marrim masa konkrete për të ulur ndjeshëm, me qëllim eliminimin gradual, të importeve tona të mbetura nga Rusia, përfshirë hidrokarburet.”
Ky vendim vjen në një kohë kur Rusia po përpiqet të gjejë tregje alternative për energjinë e saj, ndërsa Perëndimi synon të ndërpresë burimet kryesore të të ardhurave të Kremlinit për të penguar vazhdimin e luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trump: Largimi nga G7 ska të bëjë me armëpushimin Izrael-Iran
- Udhëheqësit e G7 bëjnë thirrje për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme
Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike