Dy persona humbin jetën nga COVID-19 në Shqipëri, 33 raste të reja
Shifrat e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë duket se ngelen në po të njëjtat nivele. 33 janë të prekurit e 24 orëve të fundit.
Shifra e nxjerrë si rezultat nga kryerja e 2.512 testimeve është bërë me dije në lajmërimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Një qytetar nga Shkodra dhe një nga Korça nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me virusin duke e çuar numrin e viktimave në 2.444 që prej fillimit të pandemisë.
Ndërkaq për fat të mirë 131 persona janë shëruar plotësisht duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë kaluar COVID-19 në 128.732.
Në njoftim bëhet me dije se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për kujdes ndaj COVID-19 duke mbajtur maskën në çdo ambient dhe duke shmangur grumbullimet ndërkohë që ka bërë thirrje dhe për ruajtje të higjenës personale e distancës fizike.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 575
Korçë – 114
Shkodër – 86
Vlorë – 55
Elbasan – 42
Berat – 41
Lezhë – 35
Gjirokastër – 35
Fier – 23
Kukës – 14
Durrës – 12
Dibër – 1
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi